5700 bimë të tjera kanabisi janë asgjësuar nga policia në Lezhë.

Kanabisi ishte mbjellë në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, , të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi B. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ungrej, Lezhë. Dyshohet se ditën e djeshme ai ka dhunuar rëndë fizikisht, një shtetas tjetër, gjatë një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Ky operacion është faza e 25-të e megaoperacionit “Imazhi” për pastrimin e territorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA