Zjarri në parkingun e pallatit në Tiranë/ Autori një 36-vjeçar, dogji makinën gjatë sherrit me babanë

13/07/2023 16:40

Parkingu i një pallati u përfshi nga flakët këtë mesditë në zonën e Unazës së Re në kryeqytet dhe autor i ngjarjes dyshohet të jetë një person me probleme të shëndetit mendor.

36-vjeçari me iniciale E.L., dyshohet se gjatë konflikti me babanë i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

Ai është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit, ndërsa në polici është shoqëruar babai i tij.

Dy makina u dogjën si pasojë e flakëve, ndërsa zjarrfikësit në terren punuar për shuarjen e tyre dhe evakuuimin e banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA