“Urime PS Përmet”/ Tabaku: Fraza që na ngel në mendje, tregon se zgjedhjet drejtoheshin nga Zoto e Mërtiri

13/07/2023 12:52

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, mes tensioneve në Kuvend, ka kërkuar të diskutohet për dosjen e Arben Ahmetajt.

Duke përmendur një nga frazat e dala nga përgjimet mes ish-zëvendës/kryeministrit dhe Mirel Mërtirit, “urime PS Përmet”, Tabaku u shpreh se kjo tregon se si zgjedhjet në Shqipëri drejtoheshin nga dy persona sot në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Tabaku: Zoti Balla tha le të diskutojmë për zgjedhjet… “Urime PS Përmet!” – i çon Mirel Mërtiri mesazh Arben Ahmetajt, sepse pasi kishte marrë tenderat e Divjakës, të Korçës, të Beratit pasi kishte shkuar dhe tek tenderi i Fierit dhe i erdhi radha Përmetit.

“Urime PS Përmet!” kjo është fraza që më ka ngelur në mendje nga e gjithë dosja që unë pashë dhe lexova nëpër media. A ka degjenerim më të madh të shtetit sesa një person në kërkim të çojë mesazhe duke uruar “Urime PS Përmet!”. Sigurisht, sepse nga PS u ngrit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Aty i mori tek Zoto dhë Mërtiri, aty u bënë biznesmenë, aty arritën që t’i marrin shtetit 430 milionë Euro.

“Urime PS Përmet!” – kjo duhet të ishte fjala që duhej të diskutohej sot. Nuk ka asnjë diskutim për zgjedhjet sot kur ti e shikon që zgjedhjet në këtë vend që kur PS nuk ishte në pushtet, po flasim për zgjedhjet e 2011, janë paguar e vjedhur nga këta 3 biznesmenë në çdo zonë që ka shkuar Arben Ahmetaj.

Nuk ka skandal më të madh për shtetin shqiptar sesa ajo dosje hetimore që i ka ardhur Parlamentit. Sot, kushdo që ka qenë në Komisionin Hetimor për inceneratorët që është bërë avokat publik i 3 personave në kërkim, por njëkohësisht dhe i 3 personave që duhet të ishin sot përpara drejtësisë, sot duhet të uli kokën dhe të ketë turp! Duhet t’i kërkojnë shqiptarëve ndjesë që kanë mbrojtur dhe fasadë për 430 milionë Euro që sot i mungojnë buxhetit të shtetit!

Sot, kushdo që ka sulmuar PD-në në këtë betejë që nisi në 2017, duhet të ketë turp! Duhet të kenë turp dhe gjithë makineria qeveritare që mu vu kundra mua, zonjës Dhurata çupi, z. Gështënja, z. Bushati, znj. Zhupa dhe këdo që ndenji deri në fund në Komisionin Hetimor u bëmë tabelat e qitjes tuaja për korrupsionin tuaj dhe të kësaj qeverie.

“Urime PS Përmet!”- kjo është fraza që më ngeli në mendje dhe duhet t’i ngeli në mendje çdo shqiptari sesi zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë drejtoheshin nga 2 persona sot në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, që erdhën me duar në xhepa dhe i bëtë 430 milionë Euro në xhepat e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar dhe i bëtë biznesmenë nga asgjëja!

Ky është tërmeti që duhet të diskutojmë sot! Kështu ishte dhe Dibra, Vora dhe çdo palë zgjedhje që ka fituar kjo qeveri.

“Urime PS Përmet!”, besoj e tregon më mirë fytyrën e kësaj qeverie kur e urojnë 2 persona në kërkim ndërkombëtarë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA