Regjistrimet në universitete/ Kanë nisur pagesat, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

13/07/2023 15:26

Pasi përmbyllën provimet e maturës, tashmë maturantët i pret një tjetër hap i rëndësishëm, ai aplikimeve dhe regjistrimit në universitet.

Në raundin e parë, deri më datë 27 korrik maturantët kanë kohë që të kryejnë pagesën e tarifave të aplikimit. Më pas prej 29 korrikut e deri më 3 gusht do të përzgjedhin online 10 programet e studimit. Pas këtij hapi më 27 gusht do publikohet renditja e aplikantëve në u-albania.

“Më 28 gusht kanë mundësinë e akimimit. Më 29 gusht-11 shtator bëhet regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë përmes 7 fazave 48-orëshe dhe nga data 12 shtator-13 shtator kanë mundësinë e çregjistrimit nga raundi i parë”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

Mundësia e radhës për maturantët është në raundin e dytë, ku do të kenë dy ditë në dispozicion për hedhjen e 10 degëve të preferuara nga 15 shatori deri në më datë 17.

“Publikohet renditja e aplikantëve në 21 shtator. Regjistrimi ne fakultete në 22 shtator deri më 1 tetor.  2-3 tetor çregjistrimi nga raundi i dytë”, tha Xhelaj.

Këtë vit nuk do të ketë më një raund të tretë për maturantët por është përcaktuar një fazë e lirë nga data 4 tetor deri më 10 tetor. Në këto ditë mund të bëjnë kërkesë dhe të regjistrohen pranë fakulteteve nëse ka kuota bosh dhe plotësojnë kriterin e mesatares.

Top Channel