Janë zbuluar 480 bimë kanabis në 6 fshatra të Krujës gjatë fazës së 26-të operacionit policor të koduar “Territori i pastër”.

Bimët e mbjella u gjetën në në territoret malore të fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë, në Krujë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA