Ngjarje e rëndë! Nëna donte të flinte gjumë, vret foshnjën 9-muajshe me fentanil në qumësht

13/07/2023 13:15

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, ku një foshnjë 9-muajshe ka humbur jetën.

Nëna e foshnjës 17 vjeçe i dha fentanil në qumësht, sepse ishte e lodhur dhe dëshironte të flinte, por rezultoi në vrasjen e fëmijës së saj.

Ngjarja ndodhi më 26 qershor kur mjekët dhe policia gjetën foshnjën pa puls në shtëpinë ku jetonte në zonën e Callahan. Foshnja 9-muajshe përfundoi në spitalin ku u dërgua, por fatkeqësisht humbi jetën.

Fillimisht nëna e tij 17-vjeçare pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por më pas, pas pyetjeve të përsëritura nga policia, ajo ndryshoi disa herë historinë.

Pasi autopsia tregoi se kishte një sasi të konsiderueshme fentanil në sistemin e fëmijës, aq sa për të vrarë 10 persona, nëna rrëfeu se ishte e lodhur dhe donte të flinte ditën kur foshnja mori frymën e fundit.

Siç tha ajo në polici, 17-vjeçarja kishte mbushur një shishe me qumësht pluhur dhe një substancë që mendonte se ishte kokainë, por rezultoi se ishte fentanil.

“Kush e bën këtë? Cila nënë mund ta bëjë këtë? Kjo nuk është normale. Është e sëmurë. Është përtej imagjinatës time që një nënë mund t’i bëjë një gjë të tillë fëmijës së saj. Askush nuk duhet të humbasë jetën për shkak të kësaj droge, veçanërisht një fëmijë i pafajshëm”, tha një zëdhënës i policisë duke bërë të ditur detajet e rastit.

Nëna, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe posedim droge.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA