Dëshmitë e reja të gjetura nga BBC Neës hedhin dyshime të mëtejshme mbi versionin e rojeve bregdetare greke për fundosjen e varkës me emigrantë muajin e kaluar, ku humbën jetën gati 600 vetë.
Dy të mbijetuar rrëfyen për gjigandin mediatik anglez sesi rojet bregdetare i kishin bërë presion të identifikonin nëntë egjiptianë në bord si trafikantë.
Një video e re e anijes së mbipopulluar duke u mbytur sfidon gjithashtu pretendimet e palës greke. Filmimet janë marrë në kohën kur sipas grekëve, anija gjoja kishte qenë në një “kurs të qëndrueshëm”.
BBC Verify ka konfirmuar se pamjet janë xhiruar atëherë kur roja bregdetare pretendonte se anija nuk kishte nevojë për shpëtim – dhe në fakt filmimi është realizuar nga ata vetë. BBC konfirmon po kështu se mjeti më i madh që shihej në sfond është anija-cisternë Faithful Ëarrior, së cilës iu kërkua t`i kalonte furnizime varkës me emigrant.
Varianti zyrtar i rojes bregdetare greke mbi tragjedinë ishte sfiduar tashmë në një raport të BBC Verify – por së fundi, dokumente gjyqësore kanë nxjerrë në pah mospërputhje serioze mes deklaratave të të mbijetuarve të marra nga rojet bregdetare dhe provave personale të paraqitura më vonë tek gjykatësit.
Një përkthyes tregoi po ashtu eksperiencën e tij gjatë një hetimi vitin e kaluar mbi trafikimin e njerëzve, kur një tjetër grup emigrantësh u shpëtuan në det të hapur. Ai tha se dëshmitarët e atij incidenti u frikësuan nga rojet bregdetare, por cështja u rrëzua përpara se të mudn të mbërrinte në gjyq.
Top Channel