Balla në Kuvend: Koha që opozita të ketë vullnetin të çojmë përpara Reformën Zgjedhore

13/07/2023 16:16

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit ka theksuar se është koha që opozita të ketë vullnetin e mirë që të çojmë përpara Reformën Zgjedhore.

Balla është shprehur se kjo mazhorancë është e gatshme që të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të zbatohen, si dhe ka nënvizuar se depolitizimi në Komisione Zgjedhore si dhe garantimi i të gjithë shqiptarëve që jetojnë kudo në botë të kenë vendimmarrjen e tyre për çfarë ndodh në Shqipëri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 kanë një rëndësi të madhe.

“Është koha e duhur që në shtator Kuvendi i Shqipërisë të çojë përpara me një ritëm tërësisht të ri Reformën Zgjedhore dhe përgjegjësia këtu doni apo sdoni është e opozitës. Ne jemi të gatshëm, e kemi thënë prej ditës së parë që gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it ti çojmë përpara. Personalisht vazhdoj të insistoj se depolitizimi i komisioneve zgjedhore është një domosdoshmëri. Administrimi i zgjedhjeve nga persona apolitikë, është një model i cili garanton sukses dhe një përshpejtim të daljes së rezultatit zgjedhor. Gjithashtu duhet të adresojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar që në prill apo deri në mes maji të vitit 2025 ne të kemi mundësinë që motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë jashtë territorit kudo në të gjitha kontinetet, të kenë mundësinë të votojnë dhe kjo votë shumë mirë mund të realizohet nëpërmjet votimit me postë. Po të kemi parasysh shpërndarjen e madhe që ka sot diaspora shqiptare dhe prandaj nëse unë do të kisha qënë sot Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, deputet i thjeshtë i opozitës, do të isha ndalur pikërisht në këto çështje që lidhen me nevojën për të pasur gati rregullat e lojës në demokraci. Ka një thënie të mençur, “nëse do të shkosh në destinacion mos u mer të flasësh rrugëve, çfarë të del rrugës”, e nëse do të ishit ju një opozitë që do donit pushtet, por ju vetë nuk e imagjinoni dot, jo më ata që duhet t’ju vijnë mbrapa, sepse mund të vinin një ditë”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA