Me kërkesë të SPAK gjykata antikorrupsion vendosi arrest në mungesë për Fran Tucin , ish-kryetar i bashkisë së Fushë Arrësit.

Pa një mandat të tretë që i rrëshqiti nga duart në zgjedhjet e 14 majit, Tuci përfundoi menjëherë në prangat e policisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës , mbas një hetimi të nisur si fillim në prokurorinë e Pukës që mbas gjetjeve shpalli mos kompetencën dhe delegoi hetimet pranë prokurorisë së posaçme.

Përveç ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, u shpallën masa e arrestit shtëpiak dhe detyrim paraqitje, edhe për kreun e njësisë administrative Iballë Pukë si dhe një fadromist i cili dyshohet për shkatërrim prone. Tuci dyshohet nga SPAK  me mosveprimet e tij lejoi hapjen e një rruge rurale me gjatësi  1.8 kilometër , që thuhet se dëmtoi një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor, pronë e bashkisë.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234 milionë lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.” Deklaron zyrtarisht SPAK .

Mos përmbushja e detyrës sipas prokurorisë antikorrupsion ka sjellë dëme material për shtetin jo vetëm sa i takon shpyllëzimit, por edhe hapjes së një segmenti autorural të pa miratuar nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA