Autoritetet greke ndaluan dhe në vazhdim deportuan aktivisten e njohur libaneze Suka Bisara.
Sipas burimeve policore, aktivistia komuniste Suka Bisara mbërriti në Athinë dy ditë më parë në një fluturim nga Libani me avion dhe menjëherë u shoqërua në ambientet e rajonit të policisë së aeroportit Elefterios Venizelos ku edhe iu komunikua se asaj dhe shoqëruesve të saj i ndalohet hyrja në Greqi pasi konsiderohen të rrezikshëm prej autoriteteve helene.
Në vazhdim ajo u dërgua në Liban me avionin e radhës dhe pak orë më vonë mundi të fluturojë drejt Zvicrës ku edhe ka shtetësinë e saj të dytë dhe jeton prej disa vitesh.
Autoritet greke nuk pranuan të komentojnë rastin duke thënë se ato vlerësojnë rastet në interesin e saj kombëtar.
Mbas njoftimit për ndalimin e aktivistes së njohur reagoi edhe Ambasada e Libanit e cila kërkoi të lirohet menjëherë aktivistja e cila në vendin e saj konsiderohet se simbol i rezistencës anti sioniste.
Suka Bisara u mbajt për disa vite në burg nën akuzën e vrasjes dhe komplotit. Ajo u lirua mbas ndërhyrjeve të bashkësisë ndërkombëtare pasi u torturua në burgjet libanese dhe ato izraelite.
Çështja pritet të preokupojë edhe gjykatat Greke dhe ato ndërkombëtare, pasi avokatët e Bisarës nisën një proces gjyqësor ankimimi të vendimit të autoriteteve greke lidhur me ndalimin e saj në Greqi.
Top Channel