Të hënën Kosova është dakorduar për reduktimin prej 25% te njësiteve policore në veri te vendit, si hap i parë drejt shtensionimit të situatës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për tërheqjen nga kushti i tij se policia largohet nga veriu kur largohen bandat kriminale tha se kjo erdhi për shkak se nuk pati incidente.
Për zgjedhjet e parakohshme shefi i ekzekutivit u shpreh se kryetarët nuk japin dorëheqje.
Të mërkurën, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq u shpreh se nuk marrin pjesë në zgjedhje pa u larguar tërësisht policia nga veriu, ndërkohë që Kurti nuk tregoi nëse ka marrë garanci nga Bashkimi Evropian se serbët do dalin në zgjedhje.
Kurti për përgjimet ku dëgjohet Mimoza Kusari Lilës të bisedojë me Sllavko Simiqin dhe ku bëhet e ditur se ka biseduar edhe me me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, tha se janë pjesë e një lufte hibride, derisa e mohoi qe vetë ka komunikiar ndonjëherë me të.
Kosova për dy javë largohet policia nga veriu në 25% të kapaciteteve, do bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in për zvogëlimin tutje të kapaciteteve, mbështetë shpalljen e zgjedhjeve dhe palët takohen në Bruksel për sekuencimin e planit për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit.
Top Channel