SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt/ Vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve, largohet Dumani dhe avokatët

12/07/2023 18:25

Këshilli i Mandateve vijon ende mbledhjen me dyer të mbyllura për të marrë një vendim në për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria para se Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Kreu i SPAK, Altin Dumani është larguar bashkë me avokatët e Ahmetajt.

Altin Dumani ndërsa largohet

Avokatët e Arben Ahmetajt thanë për mediat se ai është larguar jashtë vendit për arsye personale, ndërsa nuk dhanë detaje se ku ndodhet. Ata u shprehën për gazetarët se nuk ka asnjë provë kundër ish zv. kryeministrit.

Avokatët: Nuk kishte asgjë që  mund të përmbante fakt për të marrë masë kundër. Kundërshtojmë arrestimin. Nuk ka asgjë të provuar, nuk ka asnjë fshehje të pasurisë, asnjë akt korruptiv. Ai ka probleme personale prandaj është larguar.

Është në Kanada?

Avokatët: Nuk kam informacion.

Kur keni komunikuar?

Avokatët: Para 5 minutash.

Avokatët e Ahmetajt

Një ditë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani dhe më pas prokurorja Enkeleda Millonai, i parashtruan Këshillit të gjitha faktet përmes të cilave mendojnë se Ahmetaj duhet të arrestohet.

Për herë të parë, SPAK i kërkoi Kuvendit që kjo seancë të ishte me dyer të mbyllura, pasi në dosjen e konsideruar sekret përfshihen dhe emra të tjerë, gjë e kundërshtuar nga opozita.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit dy ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

SPAK deklaron se ka mbledhur prova që tregojnë se ish-ministri i Financave në gjashtë raste ka kryer korrupsion. Shembulli më korruptiv dhe flagrant lidhet me gjurmët e mbetura në kompjuterin e Klodian Zotos, një i kërkuar dhe i akuzuar për inceneratorët i cili dyshohet se i pagoi udhëtime në disa shtete, atij dhe bashkëshortes. Pesë rastet e tjera të korrupsionit mbahen sekret nga SPAK pasi ka edhe persona të tjerë nën hetim.

Në letër-porositë e ndërkombëtarëve por edhe llogaritë bankare, SPAK thotë se nga udhëtimet, Arben Ahmetaj përfitoi 34 mijë euro.

Kjo ishte gjurma e parë që u bë shkak që SPAK ta veçonte Ahmetaj në atë kohë numri dy i qeverisë nga dosja 277 thënë ndryshe inceneratori i Elbasanit, duke e ndarë në fraksion më vete.

Por Arben Ahmetaj dyshohet nga SPAK për veprime të dyshimta për të tre inceneratorët. Akuza tjetër lidhet me fshehjen e pasurisë, dhe hetimi bazohet në sekuestrimin preventiv ndaj dy vilave, njëra në Palasë dhe tjetra në Hamallaj.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA