Sherr në Gjirokastër, plagoset 15-vjeçari
12/07/2023 21:39
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Gjirokastër, pasi një konflikti çati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në lagjen “18-Shtatori”. Në rrethana ende të paqarta, adoleshenti është goditur me mjet prerës në këmbë.
Ende nuk janë identifikuar autorët e incidentit, ndërkohë që 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel