Presidenca e Kosovës: Kur të plotësohen kushtet ligjore do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme

12/07/2023 17:44

Presidenca e Kosovës njofton se kur të plotësohen kushtet e parapara ligjore, një prej të cilave është ajo e nënshkrimeve, do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Me dakordimin e arritur në Bratisllavë të hënën Kosova duhet të përmbushë katër hapat brenda dy javësh.

“Sipas ligjeve të Kosovës, për ta ndryshuar kryetarin e një komune, ka dy mundësi të përcaktuara. E para është që kryetari aktual të paraqesë dorëheqje, ndërsa e dyta është që 20% të votuesve të komunës ta dorëzojnë një peticion për të organizuar votim për largimin e kryetarit të komunës.

Presidentja Osmani ka qenë e qartë në qëndrimin e saj që nga 1 qershori 2023, se zëvendësimi i kryetarëve në komunat veriore të Kosovës mund të realizohet brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës, duke propozuar si alternativë dorëzimin e peticionit prej 20% të votuesve në ato komuna, në mënyrë që të fillohet ky proces. Në momentin që plotësohen kushtet e parapara ligjore, Presidentja e bën shpalljen e zgjedhjeve”, sipas këshilltarit për Media, Bekim Kupina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA