Këputen sërish telat e tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit, në rrezik jeta e banorëve
12/07/2023 14:38
Këputen sërish telat e tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan.
Ngjarja vjen vetëm pas disa ditësh ku telat e tensionit të lartë u këputën duke rrezikuar jetën e banorëve.
Defekti ka ndodhur sërish në të njëjtën zonë. Dëmet tek pajisjet elektroshtepiake të banorëve janë të mëdha.
Banorët shprehen të alarmuar pasi linjat e tensionit të lartë u bien mbi shtëpitë. Për efekt sigurie OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike. Aktualisht 1800 abonentë janë pa energji.
Top Channel