Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Gratë dhe vajzat ukrainase kanë lënë çdo gjë pas për të marrë pjesë në luftën e ashpër që po zhvillohet prej më shumë se 16 muajsh në vendin e tyre, që pas nisjes së luftës nga Rusia.
Fillimisht ato qëndrojnë në kampet e stërvitjes, ku dhe arrijnë të marrin mësimet kryesore të luftimeve.
Ka më shumë se 42,000 gra që shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, por një nga problemet që është pajisja e tyre me veshje të përshtatshme ushtarake.
Disa prej vajzave treguan se në fillimet e tyre nuk kishin fare veshje, ndërsa më pas iu ofruan uniforma burrash, tek të cilat kanë ndërhyrë vullnetaret dhe i kanë përshtatur me përmasat e tyre.
Ministria e mbrojtjes ka raportuar se po punonte për përmbushjen e nevojave materiale të personelit ushtarak për gratë dhe vajzat.
Përpos rrezikut që u vijnë nga trupat ruse, ato duhet të vuajnë mungesën e rrobave specifike të cilat konsiderohen të rëndësishme për kundërsulmet.
Top Channel