Organizatat joqeveritare bëjnë thirrje për ndërhyrje. Numri i përdoruesve të drogës ka marrë përmasa të frikshme.
“Nëse flasim për tre vite, numri është 30 për qind më shumë. Në vitet 2018-2019, flasim për gati 700-800 përdorues, tani flasim për 110-1200. Po flasim për droga të forta. Shifrat flasin për 50-60 mijë përdorues të lëndëve narkotike. Po flasim për heroinë, kokainë”, shpjegon punonjësi social, Olton Korreshi.
Raportohen 60 mijë përdorues por sot drogën sot e gjen në të gjitha shkollat nëntë vjeçare, ku përdorues janë si djemtë dhe vajzat madje në mosha fare të vogla.
Shpërndarësit e drogës i gjurmojnë ata duke përfituar nga dëshira e një adoleshenti, i cili për të tejkaluar caqet e moshës e duke i parë si karrem për të më vonë, krijojnë varësi.
“Janë fëmijë deri në mosha 12 vjeç. I gjurmojnë këta fëmijë që duan të jenë paksa ekstravagantë për moshën e tyre. Shohim që në moshat e reja është rritur numri i vajzave që eksperimentojnë si në drogat sintetike, edhe në drogat e forta”, tregon Korreshi.
Top Channel