Një 30-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi ka kryer gjashtë vjedhje në dy javë.
I dënuar edhe më parë për vjedhje E. Z., rezulton nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara se 30-vjeçari, dy javët e fundit në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel