Tabaku: Ahmetaj, bashkëpuno/ Thirrja e ish-drejtueses së komisionit hetimor për inceneratorët

11/07/2023 19:35

Kërkesa për të hequr imunitetin e Ahmetajt ka shkaktuar reagime të shumta mes politikanëve, të cilët i bëjnë thirrje ish-zv/kryeministrit të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Së pari unë shpresoj që ai të jetë në Shqipëri dhe Parlamenti që e ka marr ditën e premte kërkesën edhe e nxorri ditën e hënë të mos jetë bërë bashkëpunëtor për largimin e Ahmetajt nga Shqipëria. Unë jam njoftuar sot se ai ka dhënë prokurë për avokatët dhe shpresoj shumë që të mos jetë bërë mburojë përsëri mazhoranca. Është e papranueshme dhe duhet të shkoj kushdo që e ka bërë këtë për ndjekje. Unë sot i kam bërë një thirrje për bashkëpunim me drejtësinë sepse gjykoj se ai do ketë fatin e tij para drejtësisë, por kjo aferë ka akoma edhe shumë të tjerë për të nxjerr. Besoj se SPAK, tregoi që funksionon edhe për mua është rezultat inkurajues”, 

Teksa Jorida Tabaku deklaroi se dosja e Spak për Ahmetajn, është vazhdimësi e Komisionit Hetimor të ngritur nga opozita që sipas saj faktoi aferën 430 mln euro të inceneratorëve.

“Në mënyrë vijimësisht të përsëritur e kemi denoncuar dhe në vjeshtën e 2021 hapëm një komision Hetimor. Pas tij, unë kam dërguar 9 padi të tjera në spak te cilat ishin ndarë për individë. Padia bazë ku ka filluar hetimet Spak-u është ajo e Partisë Demokratike, tetor 2020 dhe janë shtuar pastaj informacionet nga media, e njëkohësisht nga hetimet që SPAK ka ndjekur.

Duket se aksionet e fundit të SPAK, duke vënë para drejtësisë eksponentë të rëndësishëm politikë, kanë rritur besimin të drejtësia.

Akuzat e SPAK-ut, janë shumë konkrete, në shkelje të procedurave për 3 inceneratorët. Me këtë do kuptojmë nëse PS do mbështesë Spakun se Spak e tregoi veten, me sforco por arriti ta bëjë. Tani topi mbetet te mazhoranca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA