Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
“NATO nuk ka parë asnjë lëvizje të luftëtarëve mercenar të grupit Wagner në Bjellorusi”, thotë kreu i aleancës Jens Stoltenberg gjatë samitit të NATO-s në në Vilnius të Lituanisë.
Luftëtarët e Wagner dhe shefi i tyre Yevgeny Prigozhin thuhet se u internuan në Bjellorusi, pikërisht përtej kufirit nga Lituania, ku po mbahet samiti i NATO-s, pas rebelimit të muajit të kaluar, megjithëse është e paqartë nëse ata janë zhvendosur atje.
Prania e tyre e mundshme në Bjellorusi po shihet si një kërcënim nga disa fqinjë. Polonia, për shembull, filloi të lëvizte 1000 trupa në lindje të vendit për shkak të shqetësimeve se luftëtarët e Wagner mund të rrisin tensionet në kufirin e saj me Bjellorusinë.
“Ne po monitorojmë situatën nga afër”, u tha Stoltenberg gazetarëve pak më parë.
Top Channel