Nëse konsumoni cigare elektronike VAPE, në fillim sigurohuni për cilësinë e tyre.

Për të shmangur produktet e falsifikuara, që rrezikojnë shëndetin tuaj, ju rendisim pesë hapa që duhet të ndiqni para se të blini produktin në dyqan.

1– Nëse ka shkrim në gjuhën shqipe, pullë akciza tregon që produkti është i importuar ligjërisht.

2– Nëse rezervuari i kapacitetit të lengut për avullosje është 2ml, atëhere ajo VAPE nxjerr detyrimisht maksimalisht 600 puffs. Ato që rrisin këtë numër, janë informacione jo të sakta dhe gjenden vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend të BE-së. Pra, 2 ml lëng = 600 puffs gjithmonë!

3– Nëse kanë numër license në paketim, tregon që dikush përgjigjet dhe kontrollohet për cilësinë e këtij produkti.

4– Nëse është i shënuar emri i prodhuesit dhe importuesit për Shqipërinë, tregon që produkti është i gjurmueshëm për çdo problem të cilësisë.

5– Nëse produkti gjendet në shtete të tjera të BE-së, atëherë të jeni të sigurt për cilësinë e tij pasi BE është një komunitet shume strikt përsa i përket rregullimit të VAPE. TPD (Tobacco Products Directive) është ligji i BE-së që mbron konsumatorin e saj, duke garantuar që blen një produkt të licensuar dhe të sigurt për konsum.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA