Helikopteri u zhduk nga radarët pas nisjes nga rajoni malor Solukhumbu në lindje të Nepalit teksa mediat sinjalizonin se të gjithë të huajt në bord ishin shtetas meksikanë.
Mjeti ajror mbante pesë turistë të huaj në një mision turistik panoramik rreth majës më të lartë të botës dhe po kthehej drejt kryeqytetit nepalez Kathmandu, mëngjesin e sotëm, para se të zhdukej nga radarët.
Helikopteri tragjik besohet se është përplasur në zonën Lamajura teksa grupet e shpëtimit kanë rikuperuar tashmë pesë trupat e viktimave, dhe po kërkojnë për një të gjashtë që besohet se ishte me ta, Basanta Bhattarai, administratori qeverisë lokale.
Mediat raportonin se turistët ishin shtetas të Meksikës ndërsa piloti ishte vendas nga Nepali.
Zyrtari i aeroportit Sagar Kadel tha se kushtet e motit kishin detyruar helikopterin të ndryshonte rrugën e fluturimit, çka ndodh shpesh në sezonet e reshjeve verore.
Zona malore ku është rrëzuar mjeti mund të arrihet vetëm në këmbë dhe nuk ka rrugë automobilistike.
Sezoni turistik dhe i alpinizmit ka përfunduar në maj me nisjen e sezonit të reshjeve që reduktojnë shikueshmërinë dhe krijojnë kushte të paparashikueshme moti, prandaj dhe turisët janë të paktë.
Këtë sezon, një total prej 12 njerëzish kanë humbur jetën në ekspeditat e ngjitjes në Everest, ndërsa pesë janë të humbur, të supozuar të vdekur, sipas të dhënave nga monitoruesit e Himalajeve.
Yuba Raj Khatiwada, kreu i turizmit për Nepalit tha për të përditshmen britanike TheGuardian: “Kemi një total prej 17 njerëz të zhdukur në male këtë sezon. Shkaqet kryesore janë kushtet e paparashikueshme të motit”.
Një mesatare prej pesë deri në 10 njerëz vdesin çdo vit në ngjitjet e Everest por numri viktimave është shtuar çuditërisht këtë vit.
Top Channel