Rama në Vilnius: Jemi të mallkuar nga historia, por të bekuar që jemi në zemër të Evropës

11/07/2023 17:58

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në Vilnius tha se pa BE-në dhe SHBA-në nuk do të kishte komb shqiptar.

Rama: Ne përjetuam depresion neurologjik, ishte gjithë kohës që donin të na martonin por jo të na flisnin, nëse ka një dallim mes vendit tonë dhe vendeve të tjera ballkanike që janë mallkuar nga historia dhe nuk kanë pasur mundësi për të ndërtuar shtete të besueshme, me vende si Iraku dallimi është që ne jemi të bekuar që jemi në mes të Evropës, sepse BE, aq e tmerrshme ishte ta shikonim të vdiste nga mërzia, anëtarësimi duhet të vijë kur të vijë s’kemi pse nxitohemi duhet të mësojmë që ta drejtojmë makinë me shpejtësi të ndryshme, sepse do të kemi pasoja do të pësonim aksident. BE e ka zgjeruar hapësirën mes nesh, vendet tona që janë afër BE-së i kishin të gjitha paketat për të kaluar pandeminë apo krizën, disa fonde duhet të strukturohen, nuk janë të gjendje t’i marrin vendimet me 21 vende, t’i shtosh edhe 6 vende nga Ballkani që sjellin gëzim por jo durim. Pa BE nuk do ishim të bënim as 90% të atyre që kemi bërë 30 vitet e fundit, pa SHBA nuk do mund të mbijetonim si komb shqiptar, nëse sot jemi të vendosur aq mirë dhe kemi progres të prekshëm, në Kosovën e lirë, pjesëmarrjen e Maqedonisë apo shqiptarëve në Mal të Zi, jemi të bekuar që jemi në zemër të Evropës, pasi t’i kemi kryer detyrat në mbrëmje, pa shaka dhe humor Ballkani do të kishte vdekur pa ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA