Punime në mes të sezonit, qytetari denoncon nga Borshi në “Ti Raporton”

11/07/2023 14:06

Punimet në bregdet vazhdojnë gjatë sezonit veror në vendin tonë, duke krijuar një panoramë të pakëndshme për pushuesit.

Materiale ndërtimi, rrëmujë, punëtorë, çekiçë e trapan që zhurmojnë pa pushim. Është kjo situata në Borsh, ku një qytetar denoncon rastin në “Ti Raporton”.

Qytetari pretendon se punimet vazhdojnë, pasi pronari/pronarët kanë korruptuar policët.

“Duke ju uruar punë të mbarë, desha të bëni publike këto foto tek Çao Borshi, në saj të korrupsionit të policisë vazhdojnë punime ndërkohë që pas 1 Korrikut nuk lejohet asnjë punim”, shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA