Protestë kundër dhunës së policisë para gjykatës së Nanterre, pas mbi 3000 të arrestuarve në trazirat në Francë (fotot)

11/07/2023 18:58

Protestues ishin mbledhur sot para gjykatës së Nanterre, në periferi të Parisit, ku në fund të muajit të shkuar policia vrau me armë një 17-vjeçar çka solli trazira masive në shumë qytete.

Rreth 40 njerëz të mbledhur para gjykatës së Nanterre dënonin arrestimet dhe dënimet e dhëna për protestuesit për vdekjen e 17-vjecarit Nahel M., teksa në të gjithë vendin më shumë se 3,000 vetë u arrestuan pas trazirave.

Aktivistja Mornia Labssi, tha se autoritetet duhet të dëgjojnë zërin e popullit të thjeshtë:

“Ishte e rëndësishme që ne sot të vinim këtu pasi ata duhet të na dëgjojnë dhe ne të krijojmë lidhjet për të fuqizuar familjet dhe fëmijët tanë”.

Mes protestuesve ishte dhe Assétou Cissé , motra e Mahamadou Cissé, i vrarë me armë nga një fqinj në dhjetor 2022:

“Ne duhet të ndalojmë duke u hedhur fajin të tjerëve, sepse kjo është mënyra e tyre për të treguar zemërimin, prandaj ne bashkohemi paqësisht para këtyre institucioneve simbolike për të kërkuar drejtësi e liri për të gjithë rebelët dhe të rinjtë që po vriten”, tha ajo.

“Nuk është një kohë normale në Francë, të rinjtë po qëllohen me armë nga afër, nga policia. Është e pabesueshme që ne i shikojmë ende sot këto krime”, shtoi Cisse per rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/5
Protestues ishin mbledhur sot para gjykatës së Nanterre, në periferi të Parisit, ku në fund të muajit të shkuar policia vrau me armë një 17-vjeçar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA