Policia paralajmëron më të keqen duke thënë se dy-vjeçari Emile i rrëmbyer në jug të Francës, është ‘i vdekur dhe trupi i tij është larguar’ (fotot)

11/07/2023 17:12

Policia franceze tha sot se tremben se dy-vjeçari Émile i zhdukur në fundjavë nga shtëpia e gjyshërve të tij në juglindje të Francës, mund të jetë i vdekur dhe trupi i tij është larguar nga vrasësit, trafikantët apo autorë të një aksidenti të mundshëm tragjik.

Qyteza e Haut-Vernet është mbyllur tashmë për jo-rezidentët për kërkimet masive të djalit fatkeq që u zhduk të shtunën teksa ishte me gjyshërit e tij.

Tashmë pas më shumë se 48 orë kërkimesh me trupa ushtarake, helikopterë e qen nuhatës, zyrtarët thonë se duhet të marrin në konsideratë të tjera mundësi.

Duke shpresuar se i vogli është ende gjallë, helikopterët po transmetojnë zërin e nënës së tij përqark rajonit malor.

“Ne shpresojmë që është gjallë, por sikur të ishte qënë këtë perimetër, qentë do ta kishin nuhatur”, tha një zëdhënës i policisë për rrjetin vendas Le Point.

Sot kërkimet ajrore transmetonin me volum të lartë zërin e nënës së tij ne rajonin malor por asnjë shenjë nuk gjendej nga fëmija i vogël.

Policia po merr në konsideratë dhe mundësinë e rrëmbimit të Émile, teksa prokurori Rémy Avon, tha se asnjë mundësi nuk përjashtohet.

Qindra mijëra fëmijë zhduken çdo vit në të gjithë botën në një rrjet mizor trafiku që raportohet se i shfrytëzon për qëllime nga më makabret si trafik organesh, rituale torture apo sakrifice.

Avon konfirmoi se megjithëse ka dëshmitarë, asnjë element nuk shpjegon deri tani zhdukjen e tillë të Émile’.

Émile po luante në shtëpinë e gjyshërve të tij të paemëruar, pasditen e të shtunës  kur u zhduk në një moment që ata e lanë në makinë.

Prindërit e tij nga Marseille, gjithashtu te paemëruar, kanë ardhur në vendngjarje së fundmi.

Prej të shtunës policia, shërbimet e emergjencës, banorë vendas kanë kërkuar të voglin e zhdukur pa asnjë gjurmë.

Autoritetet publikuan një foto të tij duke thënë se fëmija ka sy kafe, flokë biondë dhe është 90 cm i gjatë.

Vogëlushi mbante veshur një bluzë të verdhë dhe pantallona të badhë me një motiv të gjelbër, si dhe atlete.

FOTO GALERI
1/6
Policia franceze tha sot se tremben se dy-vjeçari Émile i zhdukur në fundjavë nga shtëpia e gjyshërve të tij në juglindje të Francës, mund të jetë i vdekur dhe trupi i tij është larguar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA