Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, sot varrosen 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Në mëngjes, familjet e tyre bënë nderimet e fundit.
Bëhet fjalë për kufoma jo të plota që u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit. Mes tyre janë katër të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç.
Pas kësaj ceremonie mortore të këtij viti, numri i viktimave të gjenocidit të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit do të jetë 6,752.
Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se një total prej 700 vjetësh burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë. Në entitetin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, 11 korriku është shpallur ditë zie.
Në nivel shtetëror nuk u arrit marrëveshja për shpalljen e kësaj dite si ditë zie, sepse në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ministrat nga entiteti Republikës Sërpska ishin kundër.
Në ditën e zisë, programet kulturore dhe argëtuese nuk mund të mbahen në vende publike në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Mediat në territorin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës janë të detyruara të harmonizojnë dhe përshtatin përmbajtjen e tyre programore me ditën e zisë. /REL
Top Channel