Kombinat/ Një 33-vjeçare gjendet pa shenja jete nga bashkëshorti në banesë

11/07/2023 12:05

Një 33-vjeçare është gjendur pa shenja jete nga bashkëshorti, në një banesë në Kombinat, Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasen Dh. J., 33 vjeçe e cila jetonte me bashkëshortin në Rrugën e Qelqit, në Kombinat.

Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA