Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Armenia raportonte sot se Azerbaixhani ka mbyllur një pikë kufitare të njohur ndërkombëtarisht si ‘Korridori Lachin’ me pretekstet e kalimit të kontrabandës, në rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.
Mediat perëndimore thonë se kalimi kufitar ka si objektiv furnizime dhe mallra mjekësore njoftonte zëdhënësi i jashtëm armen Ani Badalyan, i cili shtonte se më shumë veprim ndërkombëtar nevojitet për të ndaluar bllokadën e vendosur ndaj rajonit të Nagorno-Karabakh.
Ndërsa punonjësit e doganave azere thonë se shërbimet kufitare kanë ndaluar vazhdimisht tentativa për të kaluar mallra të ndryshëm kontrabandë me automjetet e Kryqit të Kuq.
Ata shtojnë se kishin paralajmëruar zyrtarët e Kryqit të Kuq për aktivitetin por kontrabanda ka vijuar dhe nuk janë marrë hapa për ta ndaluar nga ana e tyre.
Azerbaixhani thotë se është i përkushtuar ndaj vlerave të humanizmit dhe ka krijuar kushtet për lëvizjen e papenguar të mjeteve të ndihmës mjekësore, por veprimet e fundit të Kryqit të Kuq kundërshtojnë parimet e misionit të tij dhe abuzojnë me besimin e Azerbaixhanit.
Supozimet se kalimi po përdoret për kalimin e minicioneve për Armeninë sipas Azerbaixhanit vjen prej personave me mendësi negative ndaj vendit që paraqiten me Kryqin e Kuq, prandaj është ndaluar përkohësisht vijimi i veprimeve të tilla në territorin e Azerbaixhanit.
Për të transportuar kalimin e njerëzve, minave, municioneve e pajisjeve të tjera ushtarake për grupet armeve, Azerbaixhani tha se po tërhiqet përkohësisht nga akordi për pikën e kalimit Lachin-Khankendi në kufi me Armeninë.
Top Channel