Sudani pranë luftës civile teksa sulmi ajror vret 22 njerëz, paralajmëron OKB (fotot)

10/07/2023 17:24

Konflikti i rëndë mes ushtrisë dhe forcave të organizuara anti-qeveritare ka treguar mungesë konsiderate për jetën dhe përplasjet vijojnë në disa rajone të vendit.

Sudani është një pragun e një lufte civile të gjerë që mund të destabilizojë rajonin, paralajmëronte sot OKB pasi një sulm ajror në një zonë rezidenciale vrau 22 njerëz.

Ministria e shëndetësisë raportonte “22 të vdekur dhe një numër të madh të plagosurish mes civilëve” në qytetin  Omdurman pranë kryeqytetin Khartoum.

Në konfliktin e papritur tashmë tre mujor, llogaritet të jenë vrarë rreth 3,000 njerëz dhe rreth 6,000 janë plagosur, në episode të raportuara si grabitje, vrasje etnike apo dhe krime të mundshme kundër njerëzimit në rajonin e Darfur, sipas OKB.

Grupet paramilitare RSF po luftojnë kundër ushtrisë së rregullt dhe bëjnë me faj ushtrinë për sulmin ajror, por përdorim avionësh ka pasur dhe më parë nga kryengritësit.

Ushtria mohon akuzat duke thënë se nuk ka kryer asnjë sulm ajror.

Prej nisjes së konfliktit, paramilitarët kanë krijuar baza në zonat rezidenciale dhe akuzohen se kanë larguar civilët nga shtëpitë e tyre.

Kreu i OKB, Guterres, dënonte dje sulmin ajror në Omdurman, qytetin në anën tjetër të lumit Nil nga kryeqyteti Khartoum, duke thënë se ishin vrarë “të paktën 22 njerëz”, tha zëdhënësi i tij Farhan Haq pa cilësuar se kush palë mund te ishte përgjegjëse.

Rreth 2 milionë njerëz raportohet se janë zhvendosur nga luftimet në Sudan, një e katërta e tyre duke u larguar drejt vendeve fiqnje, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit.

Sot krerët e Etiopisë, Kenias, Somalisë e Sudanit të Jugut pritej të takoheshin në Addis Abeba për çështjen.

Ata kishin ftuar kreun e ushtrisë së Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan, dhe kreun e forcave paramilitare RSF, Mohamed Hamdan Daglo, të cilët nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen.

FOTO GALERI
1/3
Grupet paramilitare RSF po luftojnë kundër ushtrisë së rregullt dhe bëjnë me faj ushtrinë për sulmin ajror, por përdorim avionësh ka pasur dhe më parë nga kryengritësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA