Miliona banorë në verilindje të Shteteve të Bashkuara janë vënë sot nën alarm përmbytjesh pasi reshje të rënda të papritura kanë goditur shtetet e New York, Vermont, Massachusetts e Maine.
Një grua në të 30-at u mor nga ujërat teksa tentonte të shpëtonte qenin e saj gjatë stuhive vrasëse, njoftonin mediat vendase.
Shirat e rëndë që sollën sasi të papërbalueshme uji shkaktuan mbylljen e rrugëve dhe sollën paralajmërime përmbytjeje.
Alarmi u dha për më shumë se 20 milionë njerëz në shtetet e New York, Vermont, Massachusetts e Maine, si dhe në nivel më të ulët në Washington e Alaska.
Epiqendra e stuhisë raportohej në luginën e lumit Hudson Valley në New York ku shirat bllokuan shumë rrugë dhe dëmtuan disa ura.
Teksa stuhia zhvendosej drejt lindjes zyrtarët zgjeruan alarmin e motit dhe në qytetet e Connecticut, Stamford e Greenwich, dhe më pas në Massachusetts.
Zyrtaret shpresojnë qe reshjet te perhapen me ne veri, per te ndihmuar ne shuarjen zjarreve shkaterrimtare ne Kanada.
Top Channel