Ministri rus Lavrov vlerëson vendet e Gjirit Persik për afrimin me Iranin (fotot)

10/07/2023 19:34

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësonte sot “atmosferën pozitive” të krijuar nga rivendosja e lidhjeve diplomatike mes vendeve rivale Irani e Arabia Saudite, teksa sekretari i këshillit Jasem Mohamed Albudai quajti Iranin “vend fqinjë vëlla”.

Komentet erdhën pas bisedimeve në Moskë, ku Rusia kërkon të zbusë lidhjet mes aleatit të saj ushtarak Iranit, dhe vendeve të Lindjes së Mesme që kanë mbajtur qëndrim neutral për konfliktin në Ukrainë.

“Ne mirëpresim hapat e normalizimit të lidhjeve mes kombeve arabe dhe Iranit. Arabia Saudite ka rivendosur lidhjet me Iranin pak kohë më parë, çka ka krijuar një atmosferë pozitive në rajon”.

“Ne mbështesim qasjen e partnerëve tanë për kërkimin e kompromisit dje gatishmërinë për të marrë në konsideratë interesat e ndërsjellta të palëve.”

Lavrov foli me tej për zgjerimin e konfliktit të rëndë në Sudan dhe mundësive për ndalimin e përshkallëzimit të situatës.

“I kemi kushtuar vëmendje gjithashtu situatës shqetësuese në Sudan dhe luftimeve mes ushtrisë dhe forcave kundërshtare paramilitare që kanë shkaktuar viktima dhe shkatërrim.

“Ne së bashku me partnerët arabë kemi folur në favor të parandalimit të situatës nga përshkallëzimi, me hapa urgjente për ndalimin e luftimeve”.

Ministri rus tha më tej konflikti në Palestinë është një problem qëndror për Lindjen e Mesme, i cili është viktimë e ‘lojrave gjeopolitike’ mes palëve.

“Ne u treguam gjithashtu të bashkuar në qëndrimin se problemi i Palestinës është qendror për Lindjen e Mesme dhe se kërkimi i zgjidhjes me dy shtete nuk duhet të sjellë vuajtje për shkak të lojrave gjeopolitike”.

FOTO GALERI
1/3
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësonte sot "atmosferën pozitive" të krijuar nga rivendosja e lidhjeve diplomatike mes vendeve rivale Irani e Arabia Saudite

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA