Kryeministri Rama vendosi ta shkarkojë ministrin e brendshëm Bledi Çuci pas një seri dështimesh në lidhje me rendin.
Ngjarja e Borizanës i vuri kapakun një serie ngjarjesh të rënda. Bledi Çuci erdhi në krye të Ministrisë se Brendshme pas dorëheqjes së Sandër Lleshit. Ai qëndroi për disa vite ne krye te rendit pa ndonjë ndikim ne përmirësimin e situatës së rendit.
Disa incidente të ndryshme ku është përfshirë edhe vetë policia janë ato qe e dëmtuan imazhin dhe treguan se cili ishte rezultati i punës se ministrit. Kujtojmë ngjarjen në Himarë kur një vajze e mitur u vra nga një punonjës police me skaf.
Apo edhe sulmin me arme ndaj Top Channel, të cilin policia edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur ta zbardhe ende.
Por video e rrahjes brutale ne Borizanë tregoi edhe një tjetër aspekt. Ministri Çuçi ka lejuar që në zona të ndryshme si Kruja kontrollin mbi policinë mos e këtë shteti por fiset e të fortëve.
Komisariati i Fushë Krujës ka bashkëpunuar hapur me fisin Rraja dhe nuk ka marre parasysh asnjë nga dhjetëra denoncime te banorëve. Për më tepër drejtuesit e policisë atje i dhanë informacion dhunuesve për personat qe bënin padi.
Për shkak të kësaj ndodhi edhe ngjarja e cila çoi ne rrëzimin e Ministrit të Brendshem dhe shkrirjes së komisariatit të Krujës.
Top Channel