Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi në raportin e saj të fundit këtë të diel se mediat shtetërore ruse u gjendën të papërgatitura nga revolta e armatosur që ndërmorri grupi mercenar Wagner muajin e kaluar.
Mediat u zunë në befasi nga revolta dhe nuk ishin të përgatitura”, tha ministria në njoftimin mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.
Sipas minsitrisë britanike të mbrojtjes, pas dështimit të rebelemit të armatosur, mediat shtetërore ruse transmetuan lajme që synonin të hidhnin poshtë raportimet se trupat ruse u treguan të dobëta përballë mercenarëve të grupit Wagner.
Sipas raportit, mediat shtetërore transmetuan lajme që i thurnin lavde Presidentit Putin mbi rolin e tij për dhënien fund të rebelimit pa gjakderdhje, ndërkohë që pas këtyre ngjarjeve presidenti “është angazhuar në veprimtari të pazakonta publike, të cilat përgjithësisht synojnë të nxjerrin në pah forcën e tij”.
Ndërkohë, të shtunën, së paku 8 civilë u vranë dhe 13 të tjerë u plasosën nga sulmet ruse në qytetin e Limanit. /VOA
Top Channel