U braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome, emigranti i rindërton shtëpinë

08/07/2023 11:35

Eraldo Dunga, 13-vjeçari i cili u braktis nga nëna e tij biologjike që në lindje të tij, u rrit nga dy prindër rom mes shumë sakrificash.

Nëna, e cili e rriti fatkeqësisht humbi jetën rreth një viti më parë nga një sëmundje, duke e lënë Erladon vetëm me të atin në një shtëpi të rrënuar.

Rasti Erlados u bë publik në Top Channel tek emisioni “Shqipëria Live”, ku kërkohej që dikush tu vinte në ndihmë tashmë dy burrave të shtëpisë Dunga.

Rasti i Erlados nuk ra në vesh të shurdhër, pasi një muaj më pare po në këtë emision sipërmarrësi nga Suedia Julian Skëndaj i cili premtoi se do të vinte dhe do të ndërtonte shtëpinë e tyre.

Skëndaj erdhi dhe vizitoi nga afër familjen Dunga në Lezhë së bashku me familjen e tij për të parë nga afër Eraldon e vogël dhe fazën e punimeve.

Po ashtu, në fjalën e tij ai ktheu dhe një herë në vëmendje të mirën që bënë dy prindërit që rriten Eraldon si të ishte fëmija i tij, dhe kjo e mirë u shpërblye tashmë me një shtëpi.

Raste si Juliani tregojnë dhe një herë zemër gjerësinë e Shqiptarëve dhe se vendi jonë ka akoma njerëz të mirë e me zemër të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA