Një parcelë me kanabis u zbulua në fshatin Ivan të Malësisë së Madhe. Në pranga kanë rënë tre persona.

Një 51-vjeçar, që u identifikua duke ruajtur tokën me armë zjarri është shpallur në kërkim. 161 bimë kanabisi u agjësuan nga policia.

Në pranga kanë rënë 51-vjeçari me iniciale Gj.D. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, 35-vjeçari me iniciale F.Gj. për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 70-vjeçari me iniciale L.Gj. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA