Ligji i ri në Francë shton fuqitë e spiunimit të policisë me anë të aparateve personale (fotot)

08/07/2023 16:30

Një ligj i ri në Francë pritet të lejojë autoritetet të aktivizojnë kamerat dhe mikrofonët e aparateve të të dyshuarve si “problematikë”, në përpjekje për shtimit të kontrollit pas trazirave të fundit në vend.

I ashtuquajturi “ligji i reformës në drejtësi” i jep policisë franceze të drejtën e aktivizimit dhe monitorimit të kamerave, mikrofonëve dhe aparateve GPS të të dyshuarve dhe është miratuar të mërkurën në parlament, sipas mediave vendase.

Legjislacioni kaloi me një shumicë 80-24 vota dhe lejon policinë të kontrollojë kompjuterët personale, laptop-ët, automjetet, celularët dhe aparate të tjera elektronike me qëllim të “monitorimit të terrorizmit dhe të dyshuarve për krim të organizuar dhe trazira publike”.

Duke u justifikuar se këto fuqi të reja të policisë do të përdoren “vetëm në pak raste në vit” ministri i drejtësisë Eric Dupond-Moretti argumentonte se “mund të shpëtohen jetë njerëzish” si dhe se “nuk ka asgjë të përbashkët me totalitarizmin e romanit 1984”.

Ligji raportohet se përjashton ato që etiketon si “profesione sensitive” si gazetarët, gjykatësit, avokatët, doktorët dhe deputetët.

Deputetët e partisë së Macron kishin shtuar një amendament në ligjin e përgjimit në distancë duke e quajtur “të justifikuar nga natyra dhe serioziteti krimit”, dhe për një kohëzgjatje jo më shumë se gjashtë muaj.

Zhvillimet morën kritika të ashpra nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut që thonin se eliminon liritë dhe i jep pushtetit ngjyra autoritare.

Policia tashmë do të jetë në gjendje të përdorë “gjurmimin e vendndodhjes dixhitale” për krimet që mund të dënohen me pesë vjet burg, përdorimi i të cilave duhet të nënshkruhet nga një gjykatës.

Grupi i monitorimti të të drjetave ‘La Quadrature du Net’ shkruante se masa “ngre dyshime të forta për shkeljen e lirive themelore, duke thënë se nuk bën më dallim me “të drejtën e sigurisë, të një jete private apo të lëvizjes”.

Edhe grupi profesionist i avokatëve ‘Paris Bar’, paralajmëronte se ligji është një “shkelje serioze e respektit ndaj privatësisë” dhe argumentonte se “nuk mund të justifikohet me mbrojtjen e rendit publik” pasi policia mund të përgjojë dhe biseda mes klientit dhe avokatit.

Zhvillimi vjen pas revoltës masive të javës së shkuar në shumë qytete të Francës pas vrasjes nga policia të 17-vjeçarit Nahel Merzouk me plumb ne koke, pasi u largua nga një ndalim në trafik në periferi të Parisit.

FOTO GALERI
1/3
I ashtuquajturi “ligji i reformës në drejtësi” i jep policisë franceze të drejtën e aktivizimit dhe monitorimit të kamerave, mikrofonëve dhe aparateve GPS të të dyshuarve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA