Me ardhjen e verës dhe mbylljen e shkollave, prindërit mundohen të gjejnë alternativa për ti angazhuar fëmijët gjatë 3 muajve pushim. Problemi kryesor mbetet mbajtja larg e të vegjëlve nga pajisjet elektronike.

“Unë jam vet në shtëpi dhe e mbaj vet, por problem është se duan të dalin, të lëvizin. Ka plot prindër që kanë zgjedhur për t’i çuar ne kampet verore sepse janë të angazhuar me punë. Djali im ka të mirën që unë jam në shtëpi dhe e mbaj por që do ta nxjerrësh te lodrat, ta çosh te pishinat, do plazhin, i do të gjitha. Kampet verore janë të kushtueshme, 80 euro java. Të paktën të kishte një organizim për fëmijët kur mbarojnë shkollën. Unë për shembull nuk e kam mundësinë që ta çoj në kamp veror, të paktën edhe ky të kishte mundësi të gëzohej me të gjithë fëmijët e tjerë”.

Pushimet e verës për fëmijët janë një mundësi për tu argëtuar më tepër pas përfundimit të  viti shkollor, kur edhe kohën e kanë më të lirë.

Ne fillim kur mbaroi shkolla rrija në shtëpi, pastaj shkoja te pishinat dhe ndonjëherë mund të shkojë në plazh.

-Ka ndonjë ditë që mërzitesh?

Po, po i them mamit hajde shkojmë te lodrat.

Për shkak të punës, për shumë prindër vështirësia më e madhe është se me kë do të qëndrojnë fëmijët. Dikush që nuk ka i ka gjyshërit afër për ndihmë, detyrohen që  ti dërgojnë ata tek të afërmit në qytete të tjera. Por largësia nga prindërit për sociologët nuk është zgjidhja më e mirë.

“Një prind, i cili gjatë gjithë kohës është sërish në punë dhe sërish është i varuar nga puna për arsye të cilat ne i dimë si funksionojnë në tregun e punës, fëmija mbetet ai me pasivi dhe që në fund do të nxjerrë një produkt që nuk na pëlqen, një produkt jo i shëndetshëm. Një fëmijë që është gjatë gjithë kohës energjik, i irrituar, shpreh emocione negative apo emocione ku ndihet i nervozuar, konfuz dhe jo i përqendruar. Këto më pas, ne do t’i marrim të akumuluara në shtator dhe më tej për vitin e ardhshëm”, thotë sociologia Marsi Simo.

Kampet verore ndonëse janë një zgjidhje e mirë për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar, nuk janë të përballueshme nga të gjithë pasi çmimet janë të kushtueshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA