Turistët që trazuan koralet e mbrojtura gjatë zhytjes, përballet me dy vjet burg në Tailandë (fotot)

06/07/2023 15:40

Tre turistë kinezë që kishin këputur pjesë nga një brez i mbrojtur koralor në Tailande duke bërë foto me yje deti në dorë, përballen tashmë me deri në dy vjet burg.

Treshja ishin në një udhëtim të organizuar në gadishullin Koh Racha pranë rezortit turistik të Phuket.

Imazhet i tregojnë turistët duke shkelur mbi korale dhe duke mbajtur në duar yje deti, në fotot e postuar nga një grup monitorues për mbrojtjen ekologjike në vend.

Në postimin në Facebook, ministri mjedisor vendas Varawut Silpa-Archa tha se dy nga turistët kishin pranuar shkeljen dhe ishin dorëzuar në polici.

Ndërsa i tretë nuk ishte gjetur ende, sipas mediave vendase.

Nëse shpallen fajtorë treshja mund të përballet me dy vjet burg ose gjobë deri në 200,000 baht tailandeze ($5000).

Kompania që organizoi udhëtimit turistik tha se kërkonte ndjesë për sjelljen e turistëve dhe premtuan të shtojnë ndërgjegjësimin për të mos përsëritur episode të ngjashme.

Edhe në vitin 2020 dy turistë kinezë u ndaluan teksa gjuanin me pushkë uji me ajër pranë koraleve ornamentale në bregdetin e Tailandës qendrore.

Ndërsa në vitin 2019, aktorja koeano-jugore Lee Yeol-eum u arrestua për kapje të midhjeve gjigante në parkun kombëtar ujor për një program ‘reality-TV’.

Ekspertët vendas thonë se turizmi i shfrenuar ka dëmtuar më shumë se gjysmën e brezave koralorë të vendit.

FOTO GALERI
1/3
Treshja ishin në një udhëtim të organizuar në gadishullin Koh Racha pranë rezortit turistik të Phuket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA