Opozita në Kosovë: Skandal refuzimi i takimit me Ramën/ Reagime të ashpra kundër Kurtit: Ego e sëmurë politike

06/07/2023 15:07

Refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të takuar homologun e tij Shqiptar, Edi Ramën po shihet si skandal nga ana e opozitës.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se Kurti tashmë ka shpërfaqur agjendën e tij të vërtetë mashtrues.

“Këto kushtëzime jo që bien ndesh me synimet tona politike, në fakt e zbardhin një agjendë mashtruese, hipokrite që e ka pas Kurti përgjatë gjithë kohës, duke u nis prej platformës së bashkimit kombëtar e valëvitjes së flamurit shqiptar në kuvend të cilat i ka harru të gjitha dhe po i trajton në një formë tjetër”, tha deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndërkohë, për Partinë Demokratike të Kosovës ky refuzim është i dëmshëm për Kosovë, marrë parasysh angazhimin e Ramës në çështjet e vendit.

“Është gabim strategjik dhe logjik, është ego e sëmurë politike e një kryeministri të shtetit të Kosovës, i cili është futur në një rrugë të verbër politike jo vetëm në arenën ndërkombëtare por edhe atë të brendshme”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vendosi si kusht mbledhjen e dy qeverive dhe nënshkrimin e 13 marrëveshjeve, në mënyrë që pastaj të ketë takim. Ky kusht u plotësua nga Rama, por që Qeveria e Kosovës nuk e ka konfirmuar mundësinë e një takimi mes Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA