Mungesa e rojeve bregdetare mbetet një problem serioz dhe për këtë sezon turistik.

Në një vëzhgim të bërë nga Top Channel gjatë paradites së sotme përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe atë të Tales, vërehet se kullat e vrojtimit pjesën më të madhe të kohës janë bosh, në ato pak kulla që ka vrojtues plazhi janë të pa kualifikuar.

Pushuesit shprehen që kjo situatë vijon të jete e njëjtë prej vitesh duke mos ofruar aspak siguri për ta. Rasti i fundit ishte ditën e djeshme, ku një vogëlushe 7-vjeçare rrezikoj të mbytej, por edhe një ditë më pas situata vijon të jete e njëjtë kulla bosh dhe 0 siguri për pushuesit.

Edhe pse sezoni turistik ka nisur që prej muajit qershor, ende nuk janë marrë masa për vrojtuesit e plazhit. Në Shëngjin dhe Tale, janë raportuar dy raste kur dy të mitur kanë rrezikuar jetën duke u mbytur në det. Kjo situatë mesa duket, nuk ka qenë mjaftueshëm alarmante për instancat përkatëse, duke bërë që kullat e vrojtimit të vazhdojnë të jenë bosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA