Gazetari Mero Baze ka ironizuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për “Ballkanin e Hapur”.
Baze kujton rastet kur Kurti refuzonte të merrte pjesë në “Ballkanin e Hapur”, duke u shprehur se beson te “Procesi i Berlinit”, që mbështetet dhe nga Bashkimi Europian.
“Kur e ftonte për Ballkanin e Hapur i kërkonte Procesin e Berlinit. Tani që e kërkon për Procesin e Berlinit, i kërkon Ballkanin e Hapur (Mbledhje të dy qeverive)”, shkruan Baze në një reagim në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk duron dot faktin që “Shqipëria i shkon aty në emër të Perëndimit”.
“Duket që inatin më të madh e ka pse Shqipëria i shkon aty në emër të Perëndimit. Këtë nuk e duron dot. “Ballkanin e Hapur” se paska pasur aq inat”.
Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë pasdite në Kosovë, në vazhdim të turit ballkanik për Procesin e Berlinit. Por Albin Kurti nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën, pasi një ditë më parë u shpreh se më të do të takohet vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.
Këtë mëngjes, Rama tha se 13 marrëveshjet që do të firmoseshin në mbledhjen e dy qeverive, që u anulua në 14 qershor, janë firmosur nga qeveria shqiptare dhe gjenden në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Mbetet për t’u parë nëse mes dy kryeministrave do të ketë takim kokë më kokë, këtë të enjte.
Top Channel