Lukashenko jep alarmin: Prigozhin është kthyer në Rusi, ka ikur nga Bjellorusia!

06/07/2023 12:12

Njeriu që ngjalli frikën e një grushti shteti në Rusi, kreu i Wagnerit Yevgeny Prigozhin nuk është më ne Bjellorusi, ku shkoi pas vulosjes së një marrëveshjeje me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.

Është vetë ky i fundit që pohon se Prigozhin ndodhet aktualisht në Shën Peterburg.

“Kjo është një kompani ruse. Pra, padyshim që pyetjet mbi të nuk janë për mua. Me sa jam i informuar, luftëtarët gjenden në kampet e tyre. Sa për Prigozhin, ai është në Shën Peterburg. Nuk është në territorin e Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Qëndrimi i tij në Bjellorusi ishte pjesë e paktit që i dha fund rebelimit të armatosur të grupit të vet mercenar. Lukashenko insiston se oferta e tij për t`i vendosur luftëtarët e grupit Wagner në Bjellorusi mbetet në fuqi, ndërsa nuk shqetësohet se mercenarët mund t`i kthehet kundër por arsyeton se në vend të kësaj, ata mund të përdoren për ta mbrojtur këtë vend.

The Guardian shkruan se përmes disa mesazheve në rrjetin Telegram, Prigozhini ka falenderuar mbështetësit e tij brenda Rusisë. “Sot na nevojitet ndihma juaj më shumë se kurrë”, ka shkruar ai në njërin prej postimeve, ku thekson se “fitore të reja na presin në të ardhmen e afërt”. Në fund të qershorit, mercenarët e Wagner-it morë shkurtimisht kontrollin e qytetit rus, Rostov-mbi-Don, dhe më pas marshuan drejt Moskës. Por, ata u ndalën pak para se të arrinin në kryeqytetin rus, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Lukashenko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA