Përmes avokatit mbrojtës, Lefter Koka kërkoi pafajësi në gjykatë për të trija akuzat që rëndojnë ndaj tij si dhe heqje të konfiskimit të pasurive.
Nga ora 9:00 deri tani, avokati i tij lexoi 114 faqe, ndërkohë Lefter Koka ka thënë vetëm një fjali: “Jam dakord me avokatin”.
Lefter koka nuk ka shpërdpruar deytrën tha avokati i tij Juliaj Mërtiri, sepse procedurën e koncesionit e ka kryer Komisioni dhe jo ministri.
Komisioni kishte tre anëtarë nga Ministria e Mjedisit dhe katër të tjerë nga ministritë e tjera. Koncesioni nisi në kushtet e shpalljes së emergjencës mjedisore, të shpallur nga bashkia, u shpreh avokati mbrojtës sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha.
Lefter Koka s’ka kryer korrupsion, tha më tej avokati, pasi gjatë zbatimit rezulton se nuk ka firmosur asnjëherë dhe nuk provohet që ai të ketë kontrolluar kompanitë dhe as ka lidhje me to.
Argumenti i tretë i mbrojtjes, është që nëse s’ka kryer korrupsion, “normalisht që nuk ka pastruar para”.
Mbrojtja këkron rrethana lehtësuese nga mbrojtja me argumentin se “Koka e priti policinë në shtëpi, ishte bashkëpunues dhe i gatshëm për hetimet, ndonëse operacioni ishte dekonspiruar”.
Sipas avokatit mbrojtës, Koka nuk paraqet rrezikshmëri.
Pas mbrojtjes, fjalën e mori vetë Lefter Koka, që u shpreh se ka dy vite që sulmohet politikisht dhe është kthyer “në kalë beteje pozitë-opozitë”. Madje, hodhi akuza drejt Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion se ka fshehur 40 faqe nga fashikujt.
“Këto faqe i gjeta para një jave. Me dashje apo pa dashjem ato janë përdorur nga kallëzuesi. Ndihem keq që jam sulmuar nga partia ku bëja pjesë”, deklaroi ai.
I pyetur nga gjykata, prokurori tha se komentin do ta bëjë pasi të shqyrtojë mundësi e një replike kur të përfundojë mbrojtja.
Koka akuzohet se ka abuzuar me procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit duke përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e tij dhe për falsifikim dokumentesh.
Top Channel