Në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në Mamurras kanë gjetur një sasi të vogël lënde plasëse artizanale të pa shpërthyer.

Qytetarët kanë kërkuar ndihmën e forcave xheniere. Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Kurbin/Informacion paraprak

Në lagjen “Drita”, në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA