
26/02 23:10
Shfaqje cirku në qendër të Durrësit.
Turistë dhe banorë të qytetit bregdetar kanë shijuar mbrëmjen e së mërkurës shfaqjen e akrobatëve të talentuar të Cirkut Kombëtar.
Në bashkëpunim me qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”, artistët e trupës së cirkut organizuan një shfaqje falas për fëmijë e të rritur në sheshin “Liria”, në qendër të qytetit.
Shfaqja e akrobatëve të talentuar të cirkut ofroi argëtim për të gjithë ata që e ndoqën në sheshin kryesor.
Top Channel