Veprime të dhunshme tronditën për disa ditë me radhë Francën pas vrasjes së një 17-vjecari nga policia. Zemërata e protestuesve drejtohej kundër shtetit, dhe presidenti Emmanuel Macron tani tha se po kërkon zgjidhje të përhershme.
“Ne na duhen reagime dhe përgjigje thelbësor. Gjërat që janë praktikuar për dekada me radhë nuk duhet të përsëriten. Është i nevojshëm një reagim që t’i përgjigjet nivelit të asaj që përjetuam, ndërsa sfondi i ngjarjeve të fundit duhet analizuar në detaje”, ka thënë Macron.
Duke ju referuar protestuesve që janë kryesisht të mitur, shefi i Elizesë njoftoi se proceset gjyqësore do të zhvillohen më të shpejt. Po ashtu prindërit e të rinjve që kanë kryer krime do të “shoqërohen më mirë” nga punonjës të specializuar njëra anë dhe do të sanksionohen më me vendosmëri nga ana tjetër.
Trazirat arritën kulmin, tha Presidenti, megjithëse në ditët dhe javët në vijim kërkohet ende kujdes. Ruajtja e përhershme e rendit sipas tij, ka prioritetin më të lartë. Rreth 3500 vetë kanë përfunduar në pranga deri tani. Trazirat në Francë sollën dhe plaçkitje të përsëritura, zjarrvënie dhe konfrontime të dhunshme midis oficerëve të policisë dhe vandalëve. Prej akteve të dhunës dhe vandalizmit u dogjën më shumë se 12.000 automjete, u sulmuan, grabitën ose iu vu zjarri rreth 1.100 ndërtesave, ndër to shumë bashki dhe më shumë se 200 rajone policie.
Vetëm në zonë e Parisit, sipas vlerësimeve paraprake, dëmet mbërrijnë në “të paktën 20 milionë euro”. Edhe pse situate është qetësuar disi, në mbarë vendin me mijëra forca policore mbeten në gjendje gatishmërie.
Top Channel