Ludovic Blas largohet nga Nantes pas katër sezonesh.
Mesfushori bashkohet me Rennes, me klubin që pagoi 15 milionë euro për kartonin e tij.
Lojtari u tha lamtumirë fansave të tij të vjetër në rrjetet sociale: “Edhe sikur zgjedhja shkaktoi keqkuptime për disa prej jush, shpresoj që shumica prej jush ta kuptoni.
Ishte një mundësi që nuk mund ta lija të më shpëtonte, një sfidë e re për të përmbushur ambiciet e mia. Kam pasur nderin të bëj historinë me Nantes në Coupe de France dhe në kupat evropiane. Do të jem gjithmonë krenar që kam veshur këtë fanellë.
Pas këtij sezoni të fundit të vështirë në Ligue 1, do t’ju uroj një të ardhme të begatë dhe paqësore. Faleminderit për gjithçka.”
Në katër vite me Nantes, Blas numëron 45 gola dhe 19 asistime në 159 ndeshje.
Top Channel