Rrëzohet aeroplani në Kaliforni/ Një i vdekur dhe tre të lënduar

05/07/2023 09:35

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan kur një aeroplan u rrëzua në një parking në jug të Kalifornisë jugore, 135 kilometra larg Los Anxhelosit.

Aeroplani Cessna 172 me katër persona u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti French Valley në Murrieta rreth orës 14:45 me orën lokale, tha Administrata Federale e Aviacionit.

Një person ka humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërsa tre të lënduarit janë transportuar në spital.

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, njoftoi shërbimi zjarrfikës në Twitter, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA