Pacienti i dializës vdes gjatë intimitetit me infermieren në parkingun e spitalit (fotot)

05/07/2023 18:15

Mediat britanike raportonin sot për një rast të vrazhdë kur një pacient spitali me dializë ka vdekur nga ataku kardiak, teksa bënte seks me një infermiere në parkingun e makinave të institucionit mjekësor.

42 vjeçarja Penelope Williams, ishte gjetur me pacientin afatgjatë, të sëmurë kronik në spital, i cili ishte gjetur me “pantallona të ulura” sipas rrjetit britanik ‘TheTelegraph’.

Fillimisht gruaja i tha policisë së Uellsit se sapo ishte takuar me personin, pasi i kishte telefonuar se nuk ndjehej mirë.

Në takimet me eprorët e saj Williams — e cila është në një marrëdhënie me një burrë tjetër — “mohonte lidhjen seksuale” duke thënë se i ndjeri vetëm “ishte ulur në makinën e saj për rreth 30 minuta për të folur”.

“Ajo shpjegonte më tej se pacienti kishte nisur të rënkonte dhe papritur kishte vdekur”, sipas dëshmisë në komisionin e stafit të spitalit.

Më vonë gruaja raportohet se pranoi se kishte një lidhje intime me pacientin që trajtonte rregullisht prej një viti. Kur pacienti/i dashuri i saj kishte rënë pa ndjenja Williams kishte njoftuar një kolege dhe jo shërbimet e emergjencës, shkruan rrjeti vendas WalesOnline.

Williams kishte qenë “e tronditur e duke qarë dhe kishte refuzuar të thërriste emergjencën edhe pas sugjerimit nga mikja e saj në telefon.

Kolegia e saj kishte ardhur në vendngjarje dhe tentativat për të shpëtuar burrin nga dështimi kardiak kishin dështuar.

Zyrtarët thanë se shkaku i vdekjes së të ndjerit ishte “dështim i zemrës dhe sëmundje kronike e veshkave, të shkaktuara nga një ‘episod mjekësor’”.

Komisioni ka ndaluar punësimin e Williams si infermiere prej shkeljes së standardeve. E penalizuara mund të apelojë vendimin.

FOTO GALERI
1/3
42 vjeçarja Penelope Williams, ishte gjetur me pacientin afatgjatë, të sëmurë kronik në spital

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA